1 vit pas vrasjes së ish drejtuesit të Policisë Artan Cuku, policia dhe prokuroria ende nuk po reagojnë për arrestimin e vrasësit të vërtetë.
Në përkujtimin e ish kreu të policisë së Vlorës nuk ishte i pranishëm asnjë prej drejtuesve aktualë të uniformave blu duke e “ vrarë” për së dyti Artan Cukun të cilin policia e shtetit e la jashtë rradhëve të saj.
Ndonëse për ngjarjen në pranga ra Mikel Shallari askush nuk flet për porositësin e vrasjes.
Historia i ka rrënjët që në vitin 1997 kohë në të cilën u regjistruan një sërë ekzekutimesh në jug të vendit.
28 maj 1997
Mbrëmjen e 28 majit 1997, kur gjysma e Shqipërisë ishte nën pushtetin e bandave të armatosura dhe gjysma tjetër ndodhej në gjendje shtetrrethimi, në Levan të Fierit, në një territor neutral, ku kishte edhe policë edhe banditë, ndodhi masakra më e madhe e vitit të mbrapshtë.
24 persona u vranë në një lokal të vogël, i njohur si “Bilardoja e Demos” mes të cilëve edhe dy të mitur. Shumica e atyre që u ekzekutuan ishin “personalitete” të botës së krimit. Mes përplasjes së bandave ku bënin pjesë fierakë, tepelenas, vlonjatë, beratas, tiranas e shkodranë ishin dhe vëllezërit Muka. Asnjëherë nuk u saktësuan rrethanat e ngjarjes, por autorë të krimit u konsideruan burrat e lagjes së Romëve në Levan. Mes të vrarëve ishin dhe tre vëllezër Sokol Muka, Kastriot Muka dhe Petrit Muka, nga Vlora. Vëllai i tyre i mbijetuar Shpëtim Muka në vendngjarje, dyshohet se ishte autor i ekzekutimit të disa personave.
TË VRARËT
Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj
Adriatik Shehu, nga Memaliaj
Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës
Roland Komira, nga Gjirokastra
Dritan Nanaj, nga Gjirokastra
Luan Bedaj, nga Tepelena
Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena
Astrit Duraj, nga Tepelena
Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri
Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri
Edmond Pano, nga Fieri
Sokol Muka, nga Vlora
Kastriot Muka, nga Vlora
Petrit Muka, nga Vlora
Islam Kazanxhiu, nga Levani
Memet Selimaj, nga Levani
Fredi Selimaj, nga Levani