Francë/ Zbardhet vrasja e shqiptarit, arrestohen 3 persona

Hënë, 16 Prill 2018 19:04

Një shqiptar u vra dhe një tjetër u plagos në Francë, në dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë ngjarje autoritetet franceze arrestuan këtë të hënë 3 persona. Mediat franceze raprtojnë se nuk bëhet i ditur identiteti i tre të arrestuarve.

Krimi i rëndë  ndodhi më 2 Dhjetor në një pyll pranë Annecy.

Mediat franceze raportuan për ngjarjen, por nuk bënë të ditur identitetin e personit të ekzekutuar. Më pas, shtypi shqiptar zbuloi se viktimë mbeti 22-vjeçari Endri Lleshi.

Krimi dhe hetimet

Ishte pasditja e 2 Dhjetori 2017, kur dy shqiptar u qëlluan me armë zjarri në pyjet e “Côte la Dame”, në qytezën e Chavanod, Haute-Savoie, një vend i njohur si pikë e shitjes së heroinës, raporton televizioni publik francez “France 3”. Njëri prej tyre humbi jetën në spital, ndërsa tjetri mbijetoi.

Në vendngjarje, hetuesit gjetën 455 gram heroinë të paketuar dhe të gatshme për shitje.

Gjithsej, 37 efektivë të xhandarmërisë së Chambery, Haute-Savoie dhe Annecy kanë marrë pjesë në aksionin që çoi në disa arrestime. Autori që shkrepi armën e zjarrit, sipas medieve franceze, është një përdorues droge. Ishte pikërisht ai që u arrestua i pari, të martën e 10 Prillit Sipas xhandarmërisë, ekzekutori është një përdorues droge, klient i shqiptarëve, i cili nuk kishte para për të paguar për ‘mallin’ dhe kështu u përpoq të grabiste heroinën nga dy shqiptarët, për përdorim vetiak.

Por, dy shqiptarët e kundërshtuan dhe më pas ai qëlloi drejt tyre me armë zjarri. Ora shënonte rreth 17:20.

Efektivët francezë arrestuan edhe personin që ndihmoi dy shqiptarët pas plagosjes. Hetimet zbuluan se ai ishte kreu i bandës së trafikut ku bënin pjesë shqiptarët, shpërndarës droge.

Së fundi, u arrestua edhe shqiptari i cili mbeti i plagosur pasditen e 2 Dhjetorit të 2017-ës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...