Benzinën më të shtrenjtë në Evropë e blejnë shqiptarët, më të lirën zviceranët

Premte, 09 August 2019 08:27

Një zviceran me pagën e tij mesatare mujore mund të blejë 3888 litra benzinë brenda një muaji.  Ndërsa një shtetas i Shqipërisë, me pagën mesatare që është 314 euro, mund të blejë vetëm 218 litra benzinë, shkruan motorzeitung.de.

Ky lëng i çmueshëm në Zvicër, ku paga mesatare është 4605 euro, kushton 1.36 euro ndërsa në Shqipëri, 1.44 euro. Këto janë në fakt dy anët më të skajshme të ranglistës së përpiluar  nga platforma E-komerciale Picodi, sa i përket Evropës, transmeton albinfo.ch. Siç shihet në mënyrë të qartë, Shqipëria është në skajin e poshtëm të ranglistës, ose, me fjalë tjera, shqiptarët paguajnë benzinën më të shtrenjtë në Evropë.

Edhe në nivel botëror çmimi që paguan shqiptari mesatar për benzinë është mjaft i lartë. Akoma më shtrenjtë e paguajnë benzinën njerëzit në disa vende afrikane dhe aziatike. Kështu, në Madagaskar, me pagën e atjshme mujore mund të sigurohen vetëm 42 litra benzinë ndërsa në Taxhikistan 131 litra dhe në Zambi, 137 litra

Në kreun e listës, pas Zvicrës vijnë Luksemburgu dhe Norvegjia, ku me pagat mesatare të vendeve respektive, qytetarët mund të blejnë nga 2827 respektivisht 1989 litra benzinë në muaj.

Gjermanët, me rrogën mesatare 2439 euro mund të blejnë 1740 litra benzinë, litri i së cilës në këtë vend kushton 1.40 euro, përcjell albinfo.ch. Me këtë raport çmim/fuqi blerëse, Gjermania zë vendin e shtatë në Evropë.

Në nivel botëror, më shumë benzinë se zviceranët me pagën mesatare mund të blejnë shtetasit e SHBA-së. Ndonëse paga mesatare atje është shumë më e ulët se në Zvicër, me të mund të paguhen 4711 litra benzinë në muaj, falë çmimit shumë më të ulët  të saj. Në SHBA benzina kushton 68 centë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...