Kërkesa e Prokurorisë për 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri është qesharak, e rëndë dhe tregon se sa shumë po kujdeset sekti i Rilindjes nëpërmjet Arta Markut e Donika Prelës për ta paraqitur Tahirin si një spaçator të vogël droge. Saimir Tahiri, i cili akuzohet për tre vepra të rënda penale, “korrupsion të nivelit të artë”, “trafik lëndësh narkotike”, “Bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal”. Edhe qytetari më i thjeshtë, me dijet më minimale të jurisprudencës, e di shumë mirë se me sa vite burg dënohesh për këto vepra. “Kujdesi” i Ramës nëpërmjet Donika Prelës dhe Arta Markut, nuk është kujdes ndaj Saimir Tahirit, është kujdesi ndaj vetes, ndaj dosjes së Xibrakës, ndaj materialeve të tjera që nuk janë bërë publike nga shërbimet e specializuara të inteligjencës së vendeve partnere.