Forcimi i euros. Ekspertët tregojnë shkaqet, humbësit dhe fituesit

Hënë, 21 October 2019 22:31

Përfundimi i sezonit turistik dhe pagesat për dividentin nga kompanitë e mëdha, pas uljes së kësaj takse në 8%, kanë dhënë efektet e pritshme në tregun e këmbimit.

Këta dy faktorë kanë çuar në forcimin e monedhës evropiane, e cila ka kapërcyer për herë të parë pas 6 muajsh nivelin e 123 lekëve.

Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka shpjegon: “Ka dy elementë ndikues: elementi sezonal, pra mbyllja e sezonit turistik dhe riatdhesimi i dividentit”.

Por, nga këndvështrimi i bizneseve, forcimi i euros kundrejt lekut lidhet edhe me uljen e fluksit të qarkullimit të parave informale në vend.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, shprehet: “Forcimi i euros ka edhe lidhje sezonale sepse vera mbaroi, ku kishte flukse hyrëse më të shumta sesa normalja, por baza është se ka një fluks në rënie të të hyrave në ekonomi nga burime gri”.

Por, kush janë humbësit dhe fituesit e një monedhe të fortë në kursin tonë në këmbimit?

“Nuk ka as fitues dhe as humbës, përveç spekulatorëve në treg sepse këto luhatje kaq të forta nuk lejojnë as ata që mund të jenë përfitues të momentit, pasi diku ata ose kanë qenë humbës shumë të mëdhenj ose do të jenë humbës shumë të mëdhenj”, deklaroi Buxhuku.

Ndërsa Meka mendon se në rastin konkret të fituarit janë eksportuesit, ndërsa humbësit janë konsumatorët.

Për ekspertët, përdoruesit e euros duhet të mësohen me kursin e ri të valutës, pasi, sipas tyre, monedha evropiane pritet të mbyllë vitin brenda kuotës së 123 lekëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...