Burri i cili gjeti të varur në banesë bashkëshorten e tij në Tiranë, u mësua që ata të dy nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
Bashkëshorti i viktimës gjatë dëshmisë së tij pranë uniformave blu, tha se pasi mbërriti në banesë, gjeti aty bashkëshorten 40-vjeçare të varur dhe pas kësaj lajmëroi policinë. Në atë kohë s’ka pasur njeri tjetër në shtëpi, mësohet të ketë thënë ai, pa dhënë ndonjë shkak të veprimit fatal të bashkëshortes së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.