Kur do të mbahet seanca gjyqësore për 11 kuksianët në Gjykatën e Apelit në Shkodër, banorët e Kukësit do të ngrihen në protestë për të kërkuar lirimin e tyre. Protesta është thirrur nga Këshilli Bashkiak i Kukësit dhe do të mbahet në orën 11:00, paralelisht me seancën gjyqësore në Shkodër. 11 kuksianë ndodhen në burg, pasi dy javë më parë ata protestuan kundër vendosjes së tarifës në rrugën e Kombit.
Për këtë protestë u arrestuan 23 kuksianë, ndërsa Gjykata e Kukësit që u zhvendos në Tiranë, për efekte sigurie, la në burg 11 prej tyre. Arrestimi i tyre shkaktoi jo pak debate, pasi u bë në kundërshtim me ligjin, për vetën orën që u ekzekutuan urdhër-arrestet e prokurorisë.
Forca të shumta policie shkuan në mes të natës dhe nën terror, morën nga shtëpia kuksianët që kishin protestuar për tarifën e rrugës së Kombit. Nëse lexohet Kodi i Procedurës Penale, është shkruar qartë se policia nuk mund të shkojë në shtëpi të asnjë qytetari mes orës 19:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit edhe nëse ka vendim gjykate. Por e kundërta ndodhi në fakt, ata u arrestuan në mes të natës, ndërsa në procesverbalin e prokurorisë është shënuar se arrestimi i tyre ka ndodhur pas orës 08:00.
/55News.al/