Kontrolli teknik i automjeteve, ikën një koncension i vjetër, vjen një koncension i ri

E mërkurë, 08 Janar 2020 08:12

Qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që sot vijon të kryhet ende nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj. Me kontratën e re kjo kompani që ishte mbajtëse e koncesionit 10 vjeçar mund të vijojë të ushtrojë aktivitetin deri në fund të 2020 por nëse qeveria vendos lidhjen e kontratës me kompani të reja ajo thjesht duhet të lajmërojë SGS-në tre muaj në avancë. E duket se drejt kësaj rruge është duke u ecur aktualisht ku si fillim janë bërë ndryshimet e nevojshme ligjore në rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet e para janë bërë në nenin 234 për fushat e kontrollit dhe personelin e ngarkuar me të. Në këtë nen përcaktohet se fusha  e  kontrollit  teknik  përfshin  të  gjitha mjetet rrugore që përcaktohen në Kodin Rrugor. Në pikën 3 të nenit nënvizohet së mjetet  që  kalojnë  kontrollin  teknik  pajisen me  “Certifikatën  e  kontrollit  teknik”.  Forma, përmbajtja   dhe   specifikimet   e   tjera   të   kësaj certifikate  përcaktohen në  udhëzimin  e  ministrit përgjegjës    për    transportin.    Vlefshmëria    e certifikatës   së   kontrollit   teknik   është   sipas përcaktimeve në Kodin Rrugor.

Liberalizmi i tregut është reflektuar në pikën 9 ku thuhet se kontrolli   teknik   i   mjeteve   rrugore   në qendrat  e  kontrollit  teknik  kryhet  nga  subjekte publike  ose  private,  të  cilat  plotësojnë  kriteret  e përcaktuara  në udhëzimin  e  ministrit  përgjegjës  për transportin.

“Qendrat  e  kontrollit  teknik  të  reja,  që  të licencohen  nga  ministri  që  mbulon  veprimtarinë përkatëse,   duhet  të   ndërtohen   mbi   bazën   e kombinimit   të   kritereve   gjeografike   (qasja   e baraslarguar    e    njësive   administrative)    dhe demografike    (numri    i    mjeteve    për    njësi administrative” thuhet në ndryshimet e rregullores.

Ikën një koncesion i vjetër vjen një koncesion/PPP i ri

Por teksa kontrolli teknik është lakuar prej vitesh për një orientim drejt liberalizmit të tregut duket se sërish nuk do të kemi mungesë koncesioni apo partneriteti publik privat pasi në rregullore është shtuar një nen i ri 234/1. Këtë herë koncesioni do të jepet në fushën e mbikëqyrjes së atyre që ofrojnë shërbimin e kontrollit teknik.

Sipas nenit të ri që vjen nën emërtimin e mbikëqyrjes së  qendrave të kontrollit teknik nënvizohet se të  gjitha  qendrat e  kontrollit  teknik  në territorin  e  Republikës  së  Shqipërisë  duhet  të mbikëqyren.

“ Mbikëqyrja  do  të  kryhet  nga  një subjekt  i  specializuar,  që  mund  të  jetë  subjekt publik ose privat. 2. Kërkesat e  zbatueshme  për  personelin  e punësuar  nga  subjekti  mbikëqyrës  i  qendrave  të kontrollit teknik duhet të mbulojnë këto fusha :a) kompetencë teknike; b) paanshmëri; c) standarde kualifikimi dhe trajnimi.3. Subjekti mbikëqyrës i qendrave të kontrollit kryen detyrat e përcaktuara, si më poshtë vijon a) mbikëqyr qendrat e kontrollit; b) verifikon    trajnimin    dhe    provimet    e inspektorëve; c) auditon; ç) monitoron; d) vlerëson   vlefshmërinë   e   rezultateve   të kontrolleve teknike; dh) i propozon    ministrit    tërheqjen    ose pezullimin  e  licencave  të  qendrave  kontrolluese dhe/ose të certifikatave të inspektorëve.

Mbikëqyrja  e  qendrave  të  kontrollit  teknik të  mjeteve  rrugore  mund  t’u  jepet  me koncesion/partneritet   publik   privat   palëve   të treta, në përputhje me ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet  dhe  partneritetin  publik privat”, të ndryshuar “thuhet në rregulloren e re tashmë të hyrë në fuqi.

SGS Albania, rreth 50 milionë euro të ardhura që nga fillimi i aktivitetit

Në vitin 2009, kompania zvicerane SGS Automotive Albania mori koncesionin e kontrollit autoteknik të automjeteve, e cila më parë bëhej nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, kontroll i detyruar i mjeteve.

Në vitin 2018, “SGS Albania”, që ofron shërbimin e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, raportoi të ardhura prej 944 milionë lekësh, me rritje prej 5% me bazë vjetore në vitin 2018. Norma e fitimit të koncesionarit ishte 27%, nga 23.5% një vit më parë.

Në total, që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2009 deri në 2018-n, SGS Albania ka raportuar të ardhura prej 6.3 miliardë lekësh, ose rreth 50 milionë euro, ndërsa fitimi llogaritet në rreth 1 miliardë lekë, rreth 8.2 milionë euro (para taksave), sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në bilancet e deklaruara të kompanisë./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...