Bllokohet furgoni me 9 kinezë, po futeshin në Shqipëri nga ...

E Enjte, 30 Janar 2020 11:06

Efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi fillimisht kanë bllokuar një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina të cilët kishin për qëllim përt të vizituar Shkodrën.

Frika e koronavirusit që tashmë ka prekur edhe disa vende europiane ka bërë që policia doganorë të njoftojë grupin e mjekëve të Kelmendit të cilët kanë mbërritur aty.

Pas kontrolleve të imtësishme për disa orë turistët kinez janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.

Njëri prej turistëve tregon se janë kontrolluar për disa orë ndërsa është optimist duke thënë se do të gjendet një mënyrë që Kina ta vrasë koronavirusin.

‘Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin’.

Mjeku Ardian Këlliçi i cili mbulon zonën e Kelmendit që përfshin edhe pikën kufitare të Hanit të Hotit pas kontrolleve të turistëve kinez u shpreh se ata nuk kishin asnjë shenjë dhe është dhënë konfirmimi për ta kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit për të ardhur drejt Shkodrës.

Pas kontrolleve turistët kinez morën pasaportat dhe vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit të Shkodrës për t’u rikthyer pas pak orësh sërish në Malin e Zi.

Në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Bashkimi në Gërçar të Vermoshit janë marrë masat për turistët kinez apo edhe shtetas të tjerë të huaj që mund të shfaqin shenja dyshuese të koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...