Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ka humbur jetën një i ri. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi në orët e vona të së premtes në aksin rrugor Torovicë- Balldren.
Mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Rivero Prenga, 24 vjeç, banues në Balldren, Lezhë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.