Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së premtes 31 janar 2020 në Xhenova të Italisë. Një emigrante shqiptare e identifikuar Laureta Zyberi, 42 vjeç, është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi të Xhenovës.
Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi, rreth dhjetë vite më i madh. Ka qenë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja, i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.
Më pas ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore dhe autoritetet policorë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale italiane. Shqiptarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.
Po sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të fohtë. Dyshohet se ka qënë bashkëshorti autori i këtij krimi, i cili më pas ka tentuar të vetëvritet. Në apartamentin ku ndodhi ngjarja po kryhen verifikimet e rastit për të zbardhur të gjitha detajet e krimit, raporton Ora.
Ky është versioni i parë i kësaj ngajrje tragjike i përcjellë nga mediat italiane deri në pritje që autoritet italiane të dalin me një komunikim zyrtar.