Një krim i rëndë ndodhi një ditë më parë në Gjenoa të Italisë. Një shqiptar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetëplagosur rëndë.
Genova24 shkruan se viktima quhet Lauret Zyberi, 42 vjeç, kurse autori i krimit është bashkëshorti i saj, Eduart Zyberi, dhjetë vite më i madh
Gjithçka ndodhi në vilën Durazzo, kur një prej banorëve u kthye në shtëpi dhe e gjeti shërbyesen e tij, Lauret Zyberi, të vdekur përtokë në një pellg gjaku. Pranë trupit të saj edhe ai i bashkëshortit, i cili ka plagë të rënda, por pa rrezik për jetën
Portali italian shkruan se janë dy elementë që duhen sqaruar. E para ka lidhje me motivin, që me shumë gjasë ka të bëjë me shkaqe pasioni. E dyta lidhet me armën e krimit. Gruaja kishte plagë thike në bark, por edhe i shoqi. Hetimet do zbulojnë nëse thika ishte në shtëpi apo burri e kishte sjellë me vete. Kjo do e bënte vrasje me paramendim.
Portali italian shkruan se çifti kishte rreth 25 vite martesë dhe ishin vendosur në Itali që në fillim të viteve ’90.
Disa portale kanë raportuar se ata ishin ndarë, por kjo nuk është konfirmuar akoma