Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre dhe arrestimin e tjetrit. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç, banues po në Durrës
I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.