Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Itali një ditë më parë. Një bashkëshort shqiptar qëlloi për vdekje gruan e tij në vendin e punës. Ai më pas qëlloi edhe veten, por ka mbijetuar me plagë të rënda.
Viktima është Laureta Zyberi, 42 vjeç. Autori i krimit është bashkëshorti, Eduart Zyberi, 53 vjeç.
Mësohet se Eduarti ka shkuar me skuter te vila ku punonte e shoqja si pastruese, duke e goditur dhjetë herë me thikën e kuzhinës në dhomën e ngrënies. Më pas ka goditur veten tre ose katër herë në bark
Pronari i vilës së bukur në Gjenoa i gjeti të dy në një pellg gjaku. Ajo vdiq në vend, ai është në gjendje të rëndë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Çifti kishte 25 vite i martuar dhe kishin emigruar në Itali në fillim të viteve ’90. Ata kishin fëmijë. Disa media thonë se janë prindër të dy fëmijëve, njëri minoren.
Ka pasur raportime se ky mund të jetë krim pasioni, por hetimet nuk kanë dalë akoma në një konkluzion për ngjarjen e rëndë.