Një krim i rëndë në familje ka tronditur Durrësin, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 23:55.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet L.C., banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, konkretisht shtetasen me inicialet M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Po ashtu mësohet se autori fill pas krimit, është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.