Një i ri shqiptar është akuzuar për dhunë seksuale dhe për abuzim me kushërirën e tij. Gjyqi ndaj shqiptarit pritet të përfundojë në qershor, raportojnë portalet lokale të Piaçencës në Itali.
Të dhënat sugjerojnë se abuzimi seksual ka nisur kur ajo ishte 10 vjeç dhe ai 17. Historia doli në dritë në vitin 2017. Sipas mediave lokale, abuzimi seksual ka zgjatur nga viti 2011 deri në vitin 2014.
Avokati mbrojtës i shqiptarit thotë se abuzimi nuk ka ndodhur kurrë.
Për më tepër, avokati tha se vajza vazhdoi të vizitonte të afërmit pa thënë asgjë për dhunën e pretenduar.