Një operacion spektakolar u zhvillua nga Europoli njëkohësisht në disa vende të Europës, për të goditur një bandë shqiptare, e cila e kishte qendrën në Anterp të Belgjikës. Operacioni u krye në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Gazeta MDR se operacioni në Gjermani u zhvillua në Stassfurt në orët e para të mëngjesit, kur gjithë qyteti ishte në gjumë. Tre shqiptarë u arrestuan në befasi. Mësohet se ata kishin ngritur një plantacion kanabisi. Gjithsej 2 mijë bimë të vogla kanabisi ishin mbjellë. Gjithçka ishte në fazën fillestare.
Hetimi kundër bandës së rrezikshme nisi në vitin 2017 nga Belgjika. Në total janë 25 shqiptarë të arrestuar për këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Pëërveç trafikut të drogës me makina, të cilat kishin ndarjet e posaçme për të fshehur lëndën narkotike, shqiptarët kishin mbjellë edhe plantacione droge.
Shumë prej të arrestuarve ishin personazhe me precedentë kriminalë. MDR shkruan se krerët e bandës janë arrestuar në Shqipëri nga policia belge.
Në operacion u përfshi një ushtri me policë. Vetëm në Gjermani ishin 300 të tillë.