Përleshje në Vorë, armët dalin sheshit

Tuesday, 18 February 2020 15:39

Policia ka arrestuar tre të rinj në Vorë, pasi janë konfliktuar me një grup tjetër personash, duke përdorur armë dhe sende të forta.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë 28-vjeçari L. B., 29-vjeçari A. E. dhe 32-vjeçari G. Sh, të tre banues në Vorë, pasi iu kanë pritë tre personave të tjerë, duke i goditur me sende të forta.

Ndërkohë, sipas policisë, gjatë sherrit njëri prej të rinjve ka qëlluar edhe me armë zjarri, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Vorë, Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konfikti mes disa personave.

Njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri, ndërsa dy përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen të tre në flagrancë.

Sekuestrohet në cilësinë e proves materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Rinia”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, konkretisht:

L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

G. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 15:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...