U futej njerëzve në shtëpi dhe…policia jep detajet për ngjarjet e ndodhura në Tiranë prej muajsh

Tuesday, 18 February 2020 15:55

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave

Në pranga ka rënë shtetasi B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë, i cili rezulton të ketë qenë dënuar edhe më parë po për vjedhje. Në momentin e ndalit, hajdutit të rrezikshëm i është sekuestruar një çantë shpine, në të cilën mbante disa prej sendeve të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapet dhe arrestohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 , një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash.

37-vjeçari i kapur në flagrancë me precedentë të mëparshëm penal.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe tre raste të tjera të vjedhjes në banesa të kryera gjatë vitit 2019 po nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

–  . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...