Njeriu që vrau 9 persona dhe plagosi 6 të tjerë në dy lokale “shisha” jashtë Frankurtit, u gjend i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me një person tjetër, pas kërkimit të madh policor.
Deri tani nëntë persona kanë vdekur dhe gjatë të tjerë janë plagosur rëndë, pasi njeriu i armatosur hapi zjarr mbi dy lokale në qytetin gjerman Hanau, njofton Daily Mail.
Një kërkim i madh policor ka nisur për të gjetur masakruesin, kërkim që me sa duket përfundoi këtë mëngjes me gjetjen e dy kufomave në një banesë.
Njeri prej tyre, u tha nga policia vendore, ishte “sulmuesi” dhe tashmë po identifikohet I dyti.
“Askush nuk ka indicje se ka dhe të tjerë të përfshirë”, shkroi Policia në Twitter.
Para kësaj, një burrë u arrestua pranë vendit ku ndodhën të shtënat, por nuk dihet se cili mund të ketë qenë roli I tij në këtë sulm.
Helikopterët kanë rrahur zonën dhe policia deklaroi se kishte shpallur një kërkim të madh pas atij lumi gjaku.
Raportet ende janë me ndryshime, disa thonë se janë tetë viktima dhe disa të tjerë se janë nëntë.
Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet ende, pasi kufomat u gjetën në shtëpi. Sipas burimeve vendore, ndërmjet viktima kishte persona me shtetësi turke ose kurde.