Reperi me famë botëore, Pop Smoke, është qëlluar në mënyrë tragjike për vdekje, mengjesin e së mërkurës, nga disa grabitës që i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur.
Ai ndodhej në një shtëpi me qira në Hollywood Hills, ku në orën 4:30 të mëngjesit dy burra të maskuar hynë brenda.
20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve që kishte marrë dhe ndërroi jetë.
Grabitësit nuk janë kapur end edhe nuk dihet nëse Pop Smoke i njihte ata apo jo. Ai qëndronte tek shtëpia e bashkëshortit të Teddu Mellencamo, Edwin Arroyave në Los Angelos të cilën e kishte marrë me qira.