Në kohën që kryebashkiaku Erion Veliaj, iu uronte festat e 7-8 marsit, një grupi zonjash të përzgjedhura - një grup policësh të tij po përndiqnin një grua në cepin tjetër të Tiranës. Shiheni videon.
Gruaja rrëmbeu kutinë me ca fruta dhe nisi të kapërcente shkallët me rrëmbim, për të mos lejuar t’ia sekuestronin atë pak gjë, ndërkohë që dikush përballë saj po e filmonte, pa e ditur ajo.
Kur Veliaj po duartrokitej për arritjet e tij në modernizimin e kryeqytetit, shihe: Shitësja e varfër e mollëve rrëshqiti! Mollët u derdhën poshtë shkallëve, ndërkohë ajo përplaste kokën pas betonit, tek binte e binte....
Polici sipër saj nuk reagon para gruas, nënës, motrës... Shihe!
Ulërima dhimbjeje dëgjohen nga personi që po e filmonte rastësisht skenën, video mbyllet me ankth!
Askush nuk do ta kishte parë sot këtë skenë makthi, varfërie, skamjeje, dhune, vrasjeje të një gruaje nëse ajo nuk do të ishte filmuar rastësisht dhe publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Ai ka i ka vënë vetëm këtë emër, skenës që të le pa fjalë: "Katilët e Lal Plehut!".