Në Kosovë po dyshohet për pesë raste me koronavirus. Burime brenda QKUK-së bëjnë të ditur se pesë persona po dyshohet se janë të prekur nga virusi vdekjeprurës.
Një ditë më parë mostrat për dyshimet se janë prekur me koronavirus për pesë pacientët e shtrirë në QKUK kanë dal negative.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.