Mirëmbajtësi i Njësisë Administrative Baldushk ka ndërruar jetë si pasojë e një kontakti me rrymën elektrike.
Policia njofton se viktima është shtetasi H. M., rreth 60 vjeç. Ai ishte dërguar në Qendrën Shëndetësore në Baldushk pa shenja jete rreth orës 12:45.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.