Ditën e djeshme një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e tentativës për vrasje.
Mediat fqinje shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.M, 40-vjeç.
Shqiptari u gjurmua në provincën e Padovës, pas një hetimi të kryer nga policia e Ostunit.
Ai dyshohet të jetë autori i plagosjes së një italiani brenda një bari në Carovigno, natën e 21 janarit.
Me njëherë pas ngjarjes policia siguroi prova të domosdoshme dhe identifikoi autorin, duke nxjerrë për të edhe një urdhër arresti.