Presidenti Ilir Meta është shprehur menjëherë pas lajmit për vdekjen e një gruaje të shtruar në spitalin e Durrësit, e cila humbi jetën nga ndërlikimet e sëmundjeve që kishte pasi rezultoi edhe e infektuar me koronavirus.
"Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19, - shkroi Meta në Fb. - Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!