Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se viktima më i fundit është një paciente 70 vjeçare nga Kastoria e cila ishte shtruar në spitalin e qytetit.
E moshuara bëhet viktima e tretë nga virusi në zonën e Kastoria.
Sipas te dhenave nga ekspertet greke, ne 24 oret e fundit janë regjistruar 31 raste të reja të konfirmuara në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve me koronavirus në 418 për të 23 ditët e pandemisë, nga momenti i konfirmimit te rastit te pare.
Sakaq, Greqia ka shpallur masat e reja më të rrepta dhe nuk lejon grumbullimet e më shumë se 10 personave në hapësira publike. Ata që shkelin ligjin përballen me gjobë deri në 1.000 euro për person, shkruan Protothema.
Sa për bizneset, jane urdheruar të operojnë përmes sherbimit online dhe telekomunikacionit, ndërsa në bizneset kur kjo nuk eshte e mundur, “do të operojnë me stafin e nevojshëm me rotacion, duke respektuar në mënyrë rigoroze distancën e nevojshme midis punonjësve.”
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...
Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...