Ditët e ngrohta dhe me diell kanë ikur.
Moti i ftohtë u rikthye në vend. Disa zona madje u mbërthyen jo vetëm nga temperatura të ulëta, por dhe nga reshje dëbore.
Nuk raportohet për probleme, gjithësesi në Rrugën e Kombit dhe rrugët e tjera nacionale, kompanitë sipërmarrëse po përdorin kripë për trajtimin e tyre dhe mbajtjen në qarkullim.