Më poshtë gjeni motin për të martën:
Reshjet
Të martën priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Elbasan ato priten lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë për secilin qark). Në Veri dhe në Lindje, në lartësitë mbi 600 m, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 /9 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C
Era
Të martën era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Gjatë gjysmës së dytë të ditës së nesërme ajo do të pësojë një dobësim gradual.