Koronavirusi, Banka e Shqipërisë tregon sektorët ku shënohet rënia më e madhe ekonomike

Premte, 15 May 2020 08:01

Banka e Shqipërisë analizoi se, Covid-19 pritet të ketë një ndikim negativ në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Megjithatë, goditja do të jetë më e përqendruar në sektorët prodhues të orientuar drejt eksportit dhe në bizneset e sektorit të shërbimeve që preken direkt nga masat e distancimit social.

Duke supozuar një rënie me 10 % të kërkesës të njëkohshme dhe të njëtrajtshme, të gjithë komponentët e kërkesës: konsumin familjar, investimet dhe eksportet efekti rezultat i këtyre tre goditjeve është një rënie me 13.5% e importeve dhe një rënie me 6.9% e PBB-së.

Në të njëjtën kohë, punësimi do të pakësohej me rreth 8.3%, ndërsa shkalla e papunësisë do të rritej me 7.4 pikë përqindje, përllogarit Banka e Shqipërisë.

Në këtë situatë hipotetike, ndikimi më i madh vjen nga rënia e konsumit privat, i pasuar nga eksportet dhe investimet.

Sipas vlerësimeve, ndikimi më i lartë në terma të PBB-së lidhet me rënien e prodhimit në sektorin e “Bujqësisë”, pasuar nga “Ndërtimi” dhe “Tregtia e transporti”.

Ndikimi i grupit “Shërbime të tjera” është i lartë për shkak të përfshirjes së disa sektorëve. Renditja e sektorëve është pothuaj e njëjtë edhe në rastin e impaktit në punësim dhe në normë papunësi.

Në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e Covid–19, në muajin mars 2020 u mbyllën një pjesë e bizneseve sektorin e shërbimeve, të lidhura kryesisht me tregtinë me pakicë të artikujve joushqimorë, baret, restorantet, qendrat tregtare, artin, argëtimin dhe kujdesin personal.

Po ashtu, me gjithë mbështetjen e qeverisë nëpërmjet dy paketave financiare, lehtësimin e politikës monetare dhe masave të tjera të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet konsumatore, e veçanërisht ato me natyrë diskrecionare, dhe investimet pritet të pakësohen, shkruan ‘monitor’.

Ky ndikim do të pasqyrojë një goditje të dyfishtë: në kahun e ofertës, kufizimi i aktiviteteve prodhuese dhe të shërbimit do të shoqërohet me rënie të kategorive të caktuara të mallrave dhe shërbimeve të disponueshme në treg; në kahun e kërkesës, tkurrja e shpenzimeve konsumatore, e investimeve private dhe publike, dhe e kërkesës së huaj, do të ndikojnë në një rënie të përgjithshme të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...