Ekzistojnë katër lloje të tradhtisë, jo të gjitha përfshijnë seks me person tjetër

E Enjte, 19 Prill 2018 17:07

Çfarë kualifikohet si tradhti? Kjo është pyetje e kamotshme, përgjigja e së cilës dallon nga personi në person.

P.sh., disa njerëz tradhti e konsiderojnë kur partneri kryen marrëdhënie seksuale me dikë, e disa tjerë tradhti e konsiderojnë vetëm nëse partneri ka biseduar me dikë tjetër përmes mesazheve private.

Duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar se faktikisht ekzistojnë katërlloje të tradhtisë, e të cilat i sjellim për ju më poshtë.

1) Tradhtia fizike

Kjo veçse dihet – pra tradhtia fizike është kur jeni intim me dikë tjetër që nuk është partneri/ja juaj.

2) Tradhti është kur keni fantazi seksuale për dikë tjetër

Është normale të fantazoni për dikë që ju doket joshës, pavarësisht a jeni në lidhje apo jo, thonë ekspertët.

Sidoqoftë, ëndrrat me ‘sy hapë’ gjatë ditës për aventura seksuale me kopshtarin apo kolegun e punës mund të shpijnë në sjellje të pasinqerta dhe të pasigurta për lidhjen.

3) Kur keni ndjenja romantike për dikë tjetër

Ndryshe e njohur edhe si “tradhtia emocionale”, ky lloj i tradhtisë është më i veçantë.

Në esencë kjo tradhti nënkupton kur keni ndjenja emocionale për dikë tjetër.

4) Aktiviteti sekret i rrjeteve sociale

Sipas Dana Weiser, profesoreshë e zhvillimit njerëzor, tradhtia e rrjeteve sociale është duke u bërë shumë e zakonshme mes çifteve dhe zakonisht vjen në dy forma.

Forma e parë është absolutisht seksuale – p.sh. shpenzoni kohë duke i pëlqyer postimet e ish- partnerit në Instagram ose flirtoni me njerëz tjerë në aplikacione tjera.

Ndërkaq forma e dytë e ‘tradhtisë’ në rrjete sociale është kur shpenzoni më shumë kohë në rrjete sociale sesa me partnerin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...