Eni Koçi nuk përmbahet më: T'iu vij turp!

E Enjte, 19 Prill 2018 20:18

Klikimet e blera duket se vijojnë të jenë problematike për këngëtarët shqiptare.

Një prej tyre, e cila duket se është revoltuar nga klikimet e blera është këngëtarja Eni Koçi. Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto ku tregon se këngëtare me famë botërore duan rreth 1 muaj të arrijnë klikimet që në Shqipëri arrihen për dy ditë. 

“Super artistë për më shumë se 1 muaj marrin 4.5 milionë klikime, por 90% e artistëve shqiptarë, ne maksimum 6.000.000 shqiptarë që jemi, duke përfshirë edhe Kosovën, i arrijnë këto klikime për një ditë ose maksimumi 2-3 ditë. Nuk ju duket pak e çuditshme? Nga ky 6.000.000 që po supozoj që mund të përdorin ‘Youtube’ kemi: ushtarë, të sëmurë, policë, çdo ditë 100 avionë që ngrihen nga aeroporti jonë dhe shkojnë diku, ka studentë para provimeve, njerëz që nuk dëgjojnë muzikë se janë fetarë, njerëz në plazh, spitale politikanë etj. 

Kështu që pyetja ime është, si shumica e madhe e këngëtarëve shqiptarë i arrijnë këto klikime brenda 24-72 orëve? E vetmja mënyrë është të ketë shpërthim internacional. Nëse këta/ këto do të kishin treg të jashtëm pse këndojnë në fshatrat e rretheve të thella? Së dyti 1 milionë klikime në 48 orë ndërsa në ‘iTunes’ nuk kalojnë më shumë se 1000 blerje. Bebe Rexha , Steflon Don dhe Ne-Yo për një javë të tre kanë më pak klikime se disa artistë shqiptarë. Jeni bërë për turp me blerje të klikimeve, kaq kisha",-përfundon Koçi në rrjete sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...