Një vajzë e re ka marrë urdhër mbrojtje pasi ish-i fejuari ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Ngjarja është raportuar në qytetin e Durrësit, ku sipas policisë 25-vjeçari D.C ka ushtruar dhunë ndaj 20-vjeçares K.K.
Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë të fejuar, dhe prej pak kohësh ishin ndarë.
Nuk dihen shkaqet që e detyronin djalin të ushtronte dhunë ndaj ish-të fejuarës, për të cilën është caktuar urdhri i mbrojtjes.