Nga Interpol Tirana u krye ditën e sotme ekstradimi nga Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbajtje pa leje”.
Ai në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.