Vdekja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës në verën e vitit 2016, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa ditën e sotme Gjykata ka shpallur të pafajshëm dy të akuzuarit e vetëm për këtë ngjarje.
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë pas dy vitesh përgjegjësin e firmës ‘3R’e cila menaxhonte ecurinë në vendgrumbullimin e Sharrës, Defrim Hakrama, si dhe shoferin e fadromës Edmond Kollari, duke e lënë vdekjen e të miturit nga Tropoja pa asnjë fajtor.
Gjoklaj dyshohet se është goditur nga koka e vinçit që drejtohej nga Kollari, ndërsa trupi i tij u gjet pak dit pasi familja e tij kishte denoncuar humbjen e 17 vjeçarit.
Ndaj dy të akuzuarve rëndonte akuza e ‘Shkeljes së rregullave gjatë orarit të punës”.