Dëshmia e nënës dhe vëllait të kuksianit të burgosur: Policët të maskuar thyen derën, nuk kishin vendim gjykate

E Enjte, 19 Prill 2018 21:40

Kamera dhe mikrofoni i Fax News ishte sot në shtëpinë e njërit prej protestuesve kuksianë të arrestuar e të lënë në burg, Vasil Laçit.

Fax News intervistoi nënën dhe vëllanë e Vasilit për momentin e arrestimit mëngjesin mes 31 marsit dhe 1 prillit nga forcat e policisë si dhe gjithë ecurinë e kërkimit të të drejtës nga familja, për lirimin e tij.

Vëllai i Vasil Laçit tregon se policia ka ardhur rreth orës 3 pa pak minuta në mëngjesin e datës 1 prill dhe e kanë arrestuar atë pa asnjë vendim gjykate. Më pas nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se ku e kanë çuar.

Siç po e shikoni këtu jemi tek shtëpia e Vasilit. Atë natë të arrestimit kanë ardhë dy furgona policie dhe kanë rrethuar shtëpinë time e të Vasilit.

Erdhën pa sirena. Kanë fikur dritat e makinës dhe kanë bërë shtetrrethim. Ne jetojmë këtu katër vëllezër. Ata kanë thyer derën time dhe kanë rrethuar shtëpinë e Vasilit dhe e kanë thirrur.

Në mëngjes kur u zgjova nga gjumi më tha nëna që Vasilin e kanë arrestuar se ishte në protestë. Në protestë isha dhe unë dhe madje jam akoma i dëmtuar nga sytë.  Atë ditë të protestës, ne reaguam sepse policia provokoi e para.

Atë natë Vasili ka qenë sëmurë dhe në atë orë rreth 3 pa pak kanë menduar që janë prindërit për t’i çuar ndonjë ilaç. Kur ka parë policinë që i ka thënë kemi ardhur të të arrestojmë.

Vasili i pyeti nëse kishte vendim Gjykate dhe ata i thanë jo. Kur i pyeti pse do ta arrestojnë, i thanë për arsye të protestës në Kukës. Ai u tha që isha si të gjithë kuksianët. E kanë marrë e kanë shoqëruar Vasilin në komisariat, rreth orës 3 pa pak. Vasilin e kanë transportuar direkt për në Tiranë dhe nuk dimë se çfarë u bë më.

Kur shkova në mëngjes te komisariati i Policisë dhe pyeta më thanë që pak rëndësi ka se ku ndodhet Vasili, atë e ka përsipër gjykata. Nuk na kanë dhënë detaje për arrestimin e tij.” – u shpreh i vëllai.

Nëna e Vasil Laçit është shprehur se i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të respektojë të drejtat e njerëzve dhe të mos ua bëjë jetën të vështirë familjeve në nevojë.

“Unë i bëj një lutje Edi Ramës si kryeministër sepse ai popull e ka vënë atë në atë pozitë dhe ai po luan me popullin, të lirojë të burgosurit që të shkojnë tek fëmijët e vet dhe tek prindërit e vet.” – është shprehur.

Vëllai është shprehur se do të marrë pjesë në protestën e nesërme në Shkodër dhe në çdo protestë për lirimin e vëllait të vet dhe të çdo kuksiani të arrestuar padretjësisht për pjesëmarrjen në protestën për heqjen e tarifës 5 euro në rrugën e kombit. Nëse është me gjak shqiptari dhe nëse është vet prind, të respektojë të drejtat e popullit.

“Vasili nuk ka punë të vazhdueshme por punon ku të gjejë. Edhe ndihmën ekonomike ia kanë hequr pas arrestimit.

Nesër, si vëlla i Vasilit do të marrë pjesë në protestë në Shkodër, dhe në çdo protestë tjetër deri kur të lirohet. Do të marr pjesë në çdo protestë që do të bëhet në Shqipëri sepse janë futë padrejtësisht në burg.” – tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...