Dasma mbretërore, policia britanike nis operacionin e sigurisë

E Enjte, 19 Prill 2018 20:20

Kur duhet edhe një muaj nga dasma mes princit Harry dhe aktores Meghan Markle, forcat e policisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur operacionin e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e eventit.

Policia në Uindsor të Britanisë së Madhe, në prag të martesës mes princit Harry dhe aktores Meghan Markle, ka nisur një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e saj, për të garantuar që eventi të kalojë i qetë. Harry, 33 dhe Meghan 36 vjeç do të lidhin kurorë më 19 maj në kishën Saint George të kështjellës Uindsor, që është dhe shtëpia e gjyshes së princit, që dominon qytezën e ndodhur 30 km në perëndim të Londrës. Mbi 100 mijë vizitorë pritet të zbarkojnë në Uindsor për të ndjekur nga afër dasmën dhe policia ka deklaruar se do të vendosë barriera për parandalimin e makinave, agjentë të armatosur dhe një sistem sigurie të ngjashëm me ata të aeroporteve për të parandaluar çdo incident. Ndërkohë, specialistë eksplozivi dhe qen të stërvitur nga policia metropolitane kontrolluan qytetin të enjten, duke ekzaminuar kutitë postare, kabinat telefonike dhe kanalet e ujërave të zeza. “Ky është një operacion masiv për çdo forcë policie dhe një ndër më të mëdhenjtë ku unë kam marr pjesë. Sigurisht, ne dëshirojmë që gjithçka të kalojë në qetësi”, ka deklaruar oficeri koordinator Andy Turner. Aktualisht alarmi për sulme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar është në nivelin e dytë, që do të thotë se atentatet kanë gjasa të ndodhin. Vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 5 incidente të klasifikuara si akte terroriste e ku mbetën të vrarë 36 persona

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...