Gjak dhe armë për pronat në Kepin e Rodonit, policia vetëm mbledh gëzhojat!

Diel, 29 October 2023 22:27
 

Konflikti mësohet se ka ndodhur mes një personi të quajtur B.Kaculi, i cili ka edhe një pronë në hyrje të Parkut dhe rojeve të Parkut të Kepit të Rodonit. Këta të fundit dyshohet se kanë përdorur edhe pistoletat, në tentativë për të larguar familjen Kaculi. Por, nga burime të redaksisë mësohet se i gjithë konflikti është për një pronë, e cila ka dy certifikata pronësie. Një nga familja Kaculi dhe një tjetër nga Kisha Francceskane. Por, në “lojë” janë futur edhe të fortët e zonës, të cilët janë kundër familjes Kaculi, pasi në pronën e tij synojnë që të shkojnë në det, për të ndërtuar edhe një mol. Pra, një skemë e pastër, ku në lojë janë futur një mori institucionesh, që nga Kadastra, Policia e Shtetit, Njësia Administrative, Bashkia e Durrësit apo edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

 
 
 
Në foto: Makinat e policisë në hyrje të Parkut të Kepit të Rodonit dhe gëzhoja e gjetur në vendngjarje

Redaksia e BoldNews.al ka siguruar disa foto nga vendngjarja, ku atje kanë shkuar mjete të policisë dhe ambulanca. Disa persona janë shoqëruar në polici dhe të tjerë të dëmtuar do të shkojnë për mjekim në Spitalin e Durrësit. Por, nga ajo që shihet është se konflikti ka ndodhur në hyrje të Parkut, atje ku është vënë një tra për të mbledhur lekët e vizitorëve Në krahun e djathtë kur kyn në këtë park, është prona e familjes Kaculi, ku nga ana e rojeve të armatosur është tentuar që të rrethohet. Janë vendosur disa shtylla betoni, ndërsa janë hapur edhe kanale. Por, për atë pronë janë dy certifikata.

“Sot, kanë filluar të punojnë përsëri duke rrethuar tokën e familjes Kaculi. Në këto momente po rrihen dhe po përdoret edhe arma. Policia duhet të jetë tani rrugës duke shkuar. Janë gjakosur katër vetë. Këtu janë për burg në radhë të parë policia që i mbron” tha një person për BoldNews.al. Më tej pohon se, në vendngjarje shkoi policia në momentin që u lajmërua Salla Operative.

“Oficerët dhe të plotfuqishmit e zonës nuk ndërhyjnë. Bashkëpunojnë me ata që kanë armë” thotë një banor, që denoncoi.

Në foto: Projekti i ndërtimit në Kepin e Rodonit, ku prona Kaculi kërkohet që të ketë një “dalje” në det

Ndërkohë, redaksia e BoldNews.al mësoi se i gjithë konflikti është për një tjetër projekt madhor. Disa metra larg tokës së z. Kaculi janë ndërtuar vilat e para, për të ashtuquajturën “Cape of Rodon Resort”. Është një projekt i ngjashëm e ato që po ndërtohen në Jug, ndërsa sipas informacioneve do të ndërtohen vila individuale, dyshe apo katëshe. Disa janë ndërtuar, teksa synohet që projekti të zgjerohet.

“Shikoje pse bëhet lufta. Duan të garantojnë këtë mini port/ dalje në det (foto më sipër). Janë disa persona nga veriu që kanë ndërtuar në atë zonë dhe rojët e Parkut janë po nga veriu, të vënë disa javë më parë. Po bashkëpunojnë që të largojnë me forcë familjen Kaculi, nga fshati Shetaj. Edhe projekti që është ndërtuar ka qenë pronë e Kishës, madje në atë vend kanë qenë edhe varrezat dhe një kishë e vjetër. I prishën dhe po marrin pronat e banorëve të zonës me forcë që të bëjnë resorte” thanë banorët për redaksinë e BoldNews.al.

Nën zë, të gjithë banorët e fshatit Shetaj pohojnë se pas këtij projekti qendron një deputet. Por, asnjëri nuk pranon që të japë emra apo edhe përkatësi politike.

“Po e bëjnë me forcë. Po na marrin pronat me forcë”përfundojnë ata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...