Jeni në mëdyshje nëse ju shkojnë më shumë flokët e mbledhura apo të lëshuara?
Në fakt duhet të hiqni dorë nga kjo dilemë sepse është koha për një tjetër mënyrë të mbajtjes së flokëve. Flokët gjysmë të kapur janë perfektë, jo vetëm për një look të së përditshmes, por edhe për raste të veçanta.
Me onde, te drejta, me gërsheta, gjysme bisht apo me aksesor romantik propozimet janë me te vërtet te shumta dhe ju mjafton te bëni ndonjë prove te thjeshte për te kuptuar se cili model ju pëlqen me shume dhe është me i përshtatshëm për ju.
1. Halfbun
Një gjysme topuzi me karakter jo formal disi i shpupuritur dhe i thjeshte për tu realizuar ne versionin e kapur lart dhe lehte ne maje te kokës. Ne fakt ky model duket bukur për tu mbajtur edhe ne zyre nëse keni flokë me balluke.
2. Gërsheti
Me gërshetin mund te mblidhni tufat e flokëve anësore dhe te lini te lira gjatësinë duke i dhëne jetë një modeli flokësh gjysme te kapura dhe shume elegante, te sofistikuar dhe romantike.
3. Gjysme bisht
Një model flokësh qe te kujton stilin e viteve 90', flokët te kapura gjysme bisht dhe mbi te gjitha me balluke ashtu siç bën shpesh super modelja Bella Hadid.
4. Me nyje
Për modelet e flokëve gjysme te kapura mjafton te vini ne pune fantazinë. Kështu një nyje e thjeshte për tu fiksuar me karfica ne te njëjtën ngjyre me flokët është një ide e bukur dhe boho chic për te kopjuar për një aperitiv me miket apo një shëtitje ne park.
5. Me aksesor
Perla, fjongo, flutura etj janë kthyer përsëri ne mode. Me ngjyra për ti kombinuar me veshjet ndonjëherë te tepruara por ato janë përsëri protaginste te modeleve te flokëve te thjeshta. Te gjithë këto aksesor duken perfekt për te nxjerre ne pah modelin e flokëve gjysme te kapur me gjatësi te mesme dhe te gjate.