Vera e vitit të kaluar pati tendenca të veçanta të make up-it. Kjo sepse shkëlqimi dhe konturet e theksuara apo vetullat shumë të errëta ishin mëse normale.
Por, fytyra shumë e lyer sa mos të duket asnjë pore, nuk është aspak e preferuar për sezonin e kësaj vere. Ngjyrat do të jenë ato që do t'ju shoqërojnë këtë stinë të nxehtë. Nuancat e portokallisë e deri tek bluja e oqeanit do të jenë ngjyrat më IN.
Duhet t’i themi lamtumirë trendëve që maskon bukurinë natyrale, thonë ekspertët e modës.