Policia ka arrestuar 24-vjeçarin dibran pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai ishte dënuar me 6 vite burg në Itali për trafik prostitucioni. Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Z., banues në Maqellarë.
Njoftimi i policisë
Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirë organizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
F.Z, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.