×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lajm i mirë/Interesat e kredive ulen në mars, të depozitave rriten

E Enjte, 03 May 2018 09:38

Ndonëse bankat raportuan se do të shtrëngojnë kushtet e kredisë, ku një prej mekanizmave për ta bërë këtë ishte rritja e normave të interesit, kjo nuk ka filluar të ndodhë ende.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në muajin mars, interesi mesatar i huave të reja në lekë ka shënuar rënie për të dytin muaj radhazi, duke zbritur në 6.92%, nga 7.12% që ishin në shkurt dhe gati 8% që kishin arritur në muajin janar. Interesat kanë rënë kryesisht për huatë afatshkurtra dhe janë rritur lehtë për afatin më të lartë sesa 5 vjet.
Në rënie edhe më të fortë ishin dhe interesat e huasë në euro, ndonëse pritej që kredia në monedhën e përbashkët të bëhet më e shtrenjtë pas politikës së de-euroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synonte të ulte peshën e kredisë në valutë në ekonomi. Interesi mesatar në mars për një kredi në euro ishte 3.58%, niveli minimal i raportuar rekord ky i vitit të fundit. Disa banka kanë reklamuar muajin e fundit hua për shtëpi në euro, interesat e të cilave ishin 1.9% për muajin mars.
Pavarësisht rënies, bankat kanë raportuar në Vrojtimin e Kredisë së publikuar nga Banka e Shqipërisë se në tremujorin e dytë ato pritet të shtrëngojnë kushtet e kredidhënies si për bizneset ashtu dhe për individët, përmes kërkesave më të forta për kolateral dhe interesave më të larta.
Ndaj ky është momenti më i mirë për të marrë hua, përpara se interesat të fillojnë rritjen.
 
Nga kursimet fiton më shumë
Pozitive kanë qenë zhvillimet edhe për kursimtarët. Interesat mesatare të depozitave me afat maturimi 12-mujor në lekë, që janë dhe më populloret, kanë shënuar rritje të ndjeshme në muajin mars. Nëse i depoziton paratë sot, merr një kthim vjetor prej pak më shumë se 1%, që ndonëse mbetet i ulët, është më pozitivi që prej dy vitesh.
Më të leverdishmet janë depozitat me afat maturimi 4-vjeçar, interesi i të cilave ka kërcyer në 2.7% në mars, nga 1.3% që kishte zbritur muajin e mëparshëm.
Në rritje ishin dhe interesat e depozitave 12-mujore në euro, nga 0.09% në shkurt në 0.13% në mars, por pavarësisht kësaj, kthimi nga kursimet në euro mbetet minimal. Në fund të muajit mars, depozitat në valutë përbënin 53% të totalit, por të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se stoku i kursimeve në euro ka rënë me 80 milionë euro në shkurt-mars, që përkon me periudhën kur Banka e Shqipërisë filloi procesin e de-euroizimit, çka u shoqërua me një tendencë të konvertimit të kursimeve nga euro në lekë. Monitor

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...