Gjermanët e Hitlerit dridheshin nga zonja që çalonte, spiunia e frikshme amerikane

Hënë, 23 July 2018 07:03

Virginia Hall ishte përshkruar nga Gestapo si “spiunia më e rrezikshme e SHBA-ve”, duke e konsideruar rrezikun më të madh për Rajhun e Tretë.

Edhe pse nuk e kishte njërën këmbë, asnjë spiun tjetër nuk aftësinë e saj ka në kapjen, zbulimin dhe mashtrimin e nazistëve. Virginia Halla ka lindur më 6 prill të vitit 1906 në Baltimore, në një familje të pasur fermerësh, transmeton Telegrafi.
Ishte studente e jashtëzakonshme, kryeredaktore e revistës së shkollës dhe kapitene e ekipit të hokejit. Bashkëmoshatarët e mbajnë në mend si një “vajzë unike”.
Shkollimin e kishte vazhduar në Evropë ku kishte diplomuar në fakultetin ekonomik dhe të drejtën ndërkombëtare, që i ndihmoi t’i mësojë gjuhët frënge, italiane dhe gjermane.
U punësua në ambasadën amerikane, ku disa muaj më vonë aksidentalisht kishte qëlluar veten në këmbë derisa kishte dalur në gjueti. Si pasojë e plagëve të marra, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë këmbën në gju. Aty iu shuan ëndrrat për karrierë në diplomaci, pasi që Departamenti i Shtetit kishte rregulla strikte, ku asokohe ua ndalonte konkurrimin personave me probleme fizike.
Megjithatë, Hall nuk hoqi dorë dhe refuzoi të jep dorëheqje në ambasadë, por filloi të kërkoj një profesion që i ofronte të ardhme më të ndritur. Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, pati dëshirë të luftojë për atdheun. Jetoi në Londër dhe u lajmërua tek njësitë speciale, aty mësoi të përdor armët dhe të organizojë aksione. Më pas ushtria britanike e dërgoi Virginian në Francë, të mbledhë të dhëna për operacionet ushtarake gjermane dhe të ndihmojë lëvizjen e Rezistencës.
Në Francë u fut në gusht të vitit 1941, duke u prezantuar si gazetare e New York Post, kurse në nëntor arriti ta formojë ekipin e fshehtë të qytetarëve besnikë francezë që njiheshin me nofkën “Heckler”.
Kjo lëvizje e Rezistencës ka pasur sukses të madh, ka ndihmuar në organizimin e lirimit të dhjetëra pilotëve britanikë që kanë luftuar kundër gjermanëve, kanë ofruar informacione forcave aleate dhe kanë futur tinëzisht në Francë spiunë britanikë.
Por, kur Gjermania pushtoi Francën në nëntor të vitit 1942, ajo iku në Spanjë, megjithatë gjermanët i ishin vënë pas. Aty arritën të kapin shumë agjentë, por jo edhe Virginian që ishte “eksperte” e kamuflimit.
Gjermanët filluan të angazhojnë agjentë të dyfishtë që ta eliminojnë apo mbledhin çfarëdo informacioni për këtë grua misterioze, për të cilën nazistët nuk arritën t’ia mësojnë edhe emrin e vërtetë apo kombësinë por që e dinin që çalonte.
Por, ishin pikërisht kushtet e vështira atmosferike që bën që Virginia të arrestohet për kalim ilegal në malet e Spanjës. Brenda burgut krijoi një lidhje me një të burgosur, e cila pasi u lirua i dërgoi zyrtarëve amerikanë në Barcelonë një mesazh të rëndësishëm. Aty intervenuan që ta lirojnë dhe menjëherë iu bashkua departamentit të spiunazhit amerikan.
Në maj të vitit 1944 u fut sërish në Francë, kësaj radhe më identitet të rrejshëm si francezja Marsel Montanj. Për ta shmangur çfarëdo dyshimi, kishte lyer flokët, mbante protezë dhe për të mos e tërhequr zvarrë këmbën derisa ecte. Aty filloi punën si operatore në radio lidhje, dhe tinëzisht u dërgonte britanikëve dhe amerikanëve koordinatat e lëvizjes së forcave gjermane.
Ajo dhe ekipi i saj kanë arritur të hedhin në erë katër ura, kanë shkatërruar trenat e ushtrisë gjermane, linjat telefonike dhe në total kanë vrarë rreth 150 ushtarë dhe agjentë nazist.
Pas zbarkimit të forcave aleatë në Normandi, ajo dhe agjentët e tjerë u tërhoqën nga shërbimi, dhe kështu përfundoi karriera e saj si spiune gjatë luftës. Megjithatë, vazhdoi të punojë për CIA-n si analiste derisa u pensionua. Në vitin 1982 ndërroi jetë në Maryland. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...