1945/E dënuara e parë me vdekje nga komunistët ishte një çame

Hënë, 23 July 2018 18:15

Nga Kastriot Dervishi

 

Ende nuk ka një statistikë të plotë të grave që humbën jetën apo u burgosën për arsye politike gjatë regjimit. Por çuditërisht, listën e të ekzekutuarave femra e nis një çame në vitin 1945. Krejt pa asnjë akuzë pushkatohet. Hanife Ramadan Karkuli, lindur në Pargë më 1902, banuese në Tiranë, nënë e një djali, u arrestua në dhjetor 1944 teksa ishte me banim të përkohshëm në Shkodër. Ajo kishte ardhur në Shqipëri në moshën 13 vjeçare në vitin 1915. Shpjegimin për jetën e saj e bën para komisionit hetimor të Prefekturës së Tiranës, më 6.2.1945. Në kohën e Zogut kishte qenë punonjëse në burgjet e Durrësit dhe Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist në fuqi në vitin 1939, me gjithë ndërhyrjet e shumta pranë institucioneve, pushohet nga puna. E gjendur në vështirësi ekonomike rikthehet në Çamëri në fshatin Volo. Vjen sërish në Shqipëri në prill 1943. Qëndron 6 muaj në Tiranë, kohë kur kërkon të punësohet në burgun e grave. Pas refuzimit të punësimit shkon me shumë mundime në Shkodër. Këtu komiteti për ndihmë të të mjeruarve e ka sistemuar përkohësisht. Akuzohej se kishte qenë “informatore e Qazim Mulletit” duke bërë “mjaft shërbime” dhe “dhënë informata mbi veprimtarinë e njerëzve të lëvizjes nacionalçlirimtare”. Ajo ishte arrestuar disa orë në vitin 1943, kohë që pretendohej se kishte zhvilluar “aktivitet spiunazhi”. Por, ish sekretari i dytë i Prefekturës së Tiranës, Qemal Bimbashi, duke qenë i burgosur, lëshon deklaratë më 20.6.1945 ku thotë se në listën e informatorëve të kësaj prefekture nuk ka figuruar asnjëherë e përmendura. Në seancën gjyqësore, e pandehura mohoi çdo akuzë. Edhe avokati Totozani deklaroi se nuk kishte asnjë provë për të përligjur këtë proces, madje mbrojtja paraqiti prova të forta. Gjykata Ushtarake e Korpusit I Tiranë e përbërë nga Bilbil Klosi me anëtarë Ramazan Krujën dhe Argjir Lipivianin me prokuror Ismail Çaushin, me vendimin nr.159, datë 23.6.1945, në bazë të ligjit nr.41, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me vdekje. U la në fundi me vendimin nr.145, datë 25.6.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake e përbërë nga nënkolonel Gaqo Floqi, major Frederik Nosi dhe kapiten I Veledin Zeneli, duke pasur pranë prokurorin major Myftar Tare.

(Pjesë e studimit “Çamët dhe kosovarët e dënuar dhe ekzekutuar nga diktatura komuniste”)

Modifikuar më Hënë, 23 July 2018 20:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...