1945/Parada e 10 korrikut, hiqen vit pas viti të padëshiruarit

Premte, 21 September 2018 18:49

Më 10 korrik u zhvillua një paradë e ushtrisë komuniste. Në krah të komandantit nuk duhej të dukeshin ata që ai i kish shpallur “tradhtarë” tashmë. Hiqet Dali Ndreu dhe një tjetër jo shumë i njohur. Kur vargut të armiqve iu shtua edhe Mehmet Shehu në albumet e kohës u hoq edhe ai. Një cungim të paparë panë edhe pamjet filmike, teksa shihej Hoxha që parakalonte krejt i vetëm pa suitën e fotos që duket nga prapa. Fotoja është botuar në fakt në variante të ndryshme vit pas viti. I vetmi i sigurt në palëvizshmëri në foto është Hysni Kapo.

Login to post comments