1945/Tetë të vrarë nga shpërthimi i burgut të Peshkopisë

Tuesday, 23 October 2018 18:17
Faksimile për ngjarjen dhe urdhri i ekzekutimit të vendimeve tre ditë pas vrasjes Faksimile për ngjarjen dhe urdhri i ekzekutimit të vendimeve tre ditë pas vrasjes

Nga Kastriot Dervishi

Më 23 korrik 1945, 8 të dënuar me vdekje guxuan dhe shpërthyen burgun e Peshkopisë. Ata ishin në pritje të urdhrit të Enver Hoxhës për faljen ose mosfaljen e jetës. Gjatë përpjekjes për të dalë nga burgu u vranë në vend:

-Dine Dalip Dema nga Homeshi (vitlindja 1870)

-Xhevahir Emin Dalipi nga Trebishti (1923)

-Taf Ramiz Tafaj nga Burgajeti (1915)

-Riza Ismail Sopoti nga Brezhdani (1887), (u plagos rëndë e vdiq në datën 26 korrik)

Në orën e më vona të së njëjtës ditë, u vranë edhe të burgosurit e tjerë që ishin:

-Halit Vesel Prifti nga Sina (1915)

-Sali Isuf Dervishi nga Lugjaj i Dardhës (1923)

-Selman Kros Gjokola nga Homeshi (1919)

-Rizvan Selim Murrja nga Selamja (1895)

Interesante në këtë histori qëndrese është fakti se urdhri i Enver Hoxhës erdhi 3 ditë pasi këta martirë kishin vdekur. Edhe të vdekur nuk i fali Hoxha. Burgu nr.1 i Peshkopisë funksionoi në vitet 1944-1950.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...