Nga repartet e riedukimit, te fondi i edukimit

E mërkurë, 24 October 2018 18:14

Nga Kastriot Dervishi

Nisur nga lindja së fundi e idesë novatore për krijimin e “fondit të edukimit”, është e domosdoshme të kujtojmë se kemi pasur dikur forma të tjera “edukimi” të quajtura “reparte riedukimi” (kampe dhe burgje). Gjatë diktaturës komuniste, burgjet dhe kampet e punës së detyruar quheshin vende “riedukimi”. Regjimi reklamonte se me ndëshkimin e të burgosurve nëpërmjet punës së detyruar, vendi përfitonte apartamente, shkolla, çerdhe, etj, ndërsa vetë të dënuarit, edukoheshin në kushte të këqija jetese. Deri në fund të vitit 1955 Shqipëria kishte 5 kampe pune dhe disa burgje, kryesisht në qendra qarqesh. Nuk përdorej kurrë fjala “reparte riedukimi”. Me fillimin e vitit 1956, të gjitha u quajtën reparte ushtarake dhe morën numra treshifrorë. Pak nga pak, burgjet e qarqeve u mbyllën dhe ngelën vetëm burgjet e sigurisë së lartë si p.sh. nr.313 në Tiranë, nr.321 në Burrel. Të gjitha të tjerat u kthyen në “reparte riedukimi”. Pavarësisht se në shkresa emërtesa nuk bart fjalën “riedukim”, por vetëm “Komanda e Repartit nr.303” p.sh, në të gjitha aktet e brendshme, rregulloret e burgjeve, etj, thuhet dendur se këto janë “reparte riedukimi”. Nisur nga kjo, edhe pas rënies së regjimit komunist, e deri sot, sistemi i burgjeve ka qenë në enigma të vazhdueshme se çfarë duhet t’i quajë vendet e vuajtjes së dënimit, duke vënë shpesh herë emërtesa të gjata e të panevojshme, kur nuk përcakton as njësinë se çfarë janë ato. Duke u kthyer te karakteri “riedukues”, po kujtoj një nga rregulloret e burgjeve, në të cilat flitej për dënimin gjatë komunizmit:

“Dënimi penal është një mjet shtrëngimi me karakter politik e ideologjik i shtetit socialist në luftën e klasave dhe armë e fuqishme e diktaturës së proletariatit në luftën kundër armiqve të saj për ruajtjen dhe forcimin e rendit shoqëror socialist. Dënimi penal ka për qëllim ndalimin e veprimtarisë së mëtejshme keqbërëse të fajtorit si dhe edukimin e tij për t’u bërë i dobishëm për shoqërinë, si dhe të ndikojë për edukimin e shtetasve të tjerë me frymën e respektimit të ligjshmërisë socialiste”.

Sot kushtet kanë ndryshuar, do kemi krijim fondi dhe “edukim” në largësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...