Në ngjarjet e fundit në unazën e re në Tiranë, ku qeveria është vënë në luftë me banorët e do t’i hedhë në rrugë, njëri nga të ndaluarit ishte Dorian Prototuari. Jo më kot, komunistët vazhdojnë hakmarrjen ndaj kësaj familjeve.
Familja Protoduari me origjinë nga Poshnja e Beratit, ishte e cilësuar si armike e komunizmit, në kategorinë e “kulakëve” (që veç persekutimit politik, vuanin edhe atë ekonomik).
Vazhdimisht pjesëtarë të kësaj familjeve, nga më fisniket e trevës së Beratit, kanë vuajtur persekutimin me burg dhe me humbje jete.
Gjithkujt i kujtohet gjyqi spektakolar në Berat ndaj “kulakëve të Poshnjës” që gjoja do hidhnin në erë kalbësirën kineze të kombinatit të tekstileve “Mao Ce Dun”. Në këtë proces u pushkatua edhe një i ri nga kjo familje. Po kujtojmë të vrarët dhe të burgosurit politikë të familje Protoduari, për të thënë se komunistët janë njësoj e nuk ndryshojnë.
Të dënuar me vdekje:
-Tefik Haxhi Protoduari (vitlindja 1923), ekzekutuar më 1945.
-Luftar Sako Protoduari (1952), ekzekutuar më 1978.
Të dënuar me burgim për arsye politike:
-Muharrem Sako Protoduari (1955), 13 vjet
-Riza Ramadan Protoduari (1922), 7 vjet
-Tahir Ymer Protoduari (1870), 3 vjet
-Asqeri Ali Protoduari (1941), 12 vjet
-Rexhep Tahir Protoduari (1904), 7 vjet
-Sako Murat Protoduari (1910), 5 vjet
-Murat Tahir Protoduari (1937), 7 vjet