Balili Aranit Çela dhe xhovani fashisti Prokop Murra

E mërkurë, 21 November 2018 18:53

Nga Kastriot Dervishi

Vazhdimisht komunistët marrin poza krenarie e hiqen si antifashistë. Pavarësisht se regjimi i tyre i kaloi njëmijë fish të këqijat e regjimit fashist, prapë ata në çdo rast nuk e heqin nga goja “antifashizmin” e tyre. Por, duke parë të kaluarën e drejtuesve të lartë komunistë, rezulton se shumë prej tyre kanë qenë të lidhur me fashizmin dhe vetëm në vitet 1943 apo 1944 kanë hedhur ndonjë krismë e janë bërë “antifashistë”. 

Gjatë procesit verifikues të kandidatëve për anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, në shkurt 1961, rezultoi se një pjesë e madhe e tyre kishin qenë përzier me Partinë Fashiste. Aranit Çela, gjykatës e prokuror komunist që kish çuar sa e sa shqiptarë në plumb të akuzuar për “lidhje me fashizmin” e kish nisur pushtimin fashist me pushime në Itali si balil. Drejtori i Komitetit Qendror, më vonë ministër, Prokop Murra e kish figuronte xhovani fashist. Partia i dinte këto. Megjithatë i mbante afër fashistët e saj. Biografitë bashkëlidhur i ka hartuar vetë Partia e Punës (këshillohen ata që kanë dezhurnin punist sot të lexojnë përmbajtjen biografike që ka hartuar partia e tyre).

Login to post comments