1943/Koçi Xoxe për Tarasin: Ballin po e ndjekim ta shfarosim, hiç luftë me gjermanët

E Enjte, 22 November 2018 17:52
Pjesë nga origjinali i letrës së Xoxe, ku thotë se lufta me gjermanët është "iç". Pjesë nga origjinali i letrës së Xoxe, ku thotë se lufta me gjermanët është "iç".

Nga Kastriot Dervishi

Në shtator 1943, në Shqipëri nisi edhe zyrtarisht lufta civile. Rastet sporadike, ia lanë radhën një lufte të vendosur të komunistëve të drejtuar nga Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha për të zhdukur çdo nacionalist të vendit. janë shumë letra të Arkivit të PPSH-së që nxjerrin karakterin antikombëtar të luftës së komunistëve. Sot po bëj të njohur një prej tyre. Siç do shihet lufta ndaj Ballit Kombëtar është parësore. Në asnjë rresht të letrës nuk del ndonjë bashkëpunim i Ballit me ushtrinë naziste, por thjesht i vrasin se nuk janë komunistë. Sa për luftën me gjermanët, Koçi Xoxe thotë se është “hiç” (në origjinal në formën dialektore “iç”).

***

Letër e Trashit (Koçi Xoxe) për Tarasin (Enver Hoxhën), datë 30.10.1943 (ekstrakt)

Unë i dashur Taras, nuk kam ardhur që të zë karrige këtej, por nuk jam nisur që të kthehem për 15 ditë, sepse rruga vetë vajtje-ardhje do të marrë aq ditë. E di që ti ke një gërmadhë punë, po thua, se e lamë brenda 15 ditëve të kthehesha.

Lufta me bandat e Ballit është në urdhrin e ditës, përveç goditjeve që ju dhamë, po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje.

Sa për luftën me gjermanët, pothuaj hip, bashkë për këtë gjë kanë shkuar dhe shokët për të influencuar luftëtarët që të shkojnë nëpër aksione. Tani kemi dërguar 3-4 batalione në sektorë të ndryshëm bashkë me skuadrat për minim rrugësh dhe urash. Të shohim.

Në një goditje që i bëmë kriminelit të Tresovës, vramë 2, Maksut Tresovën kryekriminel dhe të birin e tij Bektashin; një tjetër mbeti i plagosur, jua dogjëm shtëpitë dhe u sekuestruam pasurinë. Për ngjarjet e Pogradecit, ju i shkruanit Nexhipit. Ky vajti në një bazë për të bërë operacion, do të qëndrojë 10 ditë....

Nga Berati marrim vesh se është bërë luftë me Ballin dhe tani brigada i ka vënë në ndjekje Ali Këlcyrën dhe Abaz Ermenjin.

Modifikuar më E Enjte, 22 November 2018 17:55
Login to post comments